Më shumë se njëqind lloje të kafshëve të egra që gjenden në çdo kontinent janë të kontaminuara me lëndë shumë toksikë dhe ndotja dyshohet se është përgjegjëse për rënien e popullsisë në disa specie, tregon një analizë e re. Kimikatet e rrezikshme janë zbuluar në çdo gjallesë, nga iriqët e detit te te dhelprat e Arktikut, dhe në nivele alarmante në speciet e rrezikuara si pandat e kuqe, shimpanzetë dhe balenat vrasëse. Analiza ekzaminoi rreth 20 vjet kërkime dhe përfshin një hartë interaktive që tregon vendndodhjen dhe llojin e kafshës që është gjetur të jetë e kontaminuar. Ai sjell në fokus të mprehtë gjerësinë e ndotjes nga kimikatet e vazhdueshme që nuk shpërbëhen në mjedis. Disa kimikate, në një përpjekje për të ndihmuar në reduktimin e rreziqeve nga zjarri, u shtohen mijëra produkte të konsumit, nga mobiljet tek pajisjet elektronike deri tek ambientet e brendshme të automjeteve. Huluimtimi gjeti nivele të larta në të gjithë globin. Të gjitha mendohet se janë toksike dhe përbërës të ndryshëm janë të lidhur me kancerin e mëlçisë, tiroides dhe veshkave, ndërsa të tjerët dëmtojnë IQ-në, vëmendjen dhe kujtesën tek fëmijët. Shumica e këtyre kimikateve janë shumë të qëndrueshme në mjedis dhe mund të duhen dekada për t’u degraduar. Për shkak të elasticitetit të tyre, ato mund të grumbullohen te kafshët, dhe ndërsa grabitqarët më të mëdhenj hanë organizma më të vegjël, kimikatet grumbullohen në sasi më të larta më tej në zinxhirin ushqimor. Nivelet më të larta janë gjetur te gjitarët e mëdhenj detarë dhe zogjtë grabitqarë, dhe kimikatet dyshohet se shkatërrojnë popullsinë e balenave vrasëse, sepse ato dëmtojnë shumë të vegjlit dhe sistemin imunitar të specieve. Disa kërkime parashikojnë se kimikatet mund të zhdukin gjysmën e popullsisë së balenave vrasëse në botë
Ndotja nga kimikatet që nuk shpërbëhen po kërcënon jetën e egër në të gjitha kontinentet
RELATED ARTICLES