Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISParku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”

Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta”

Në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura u zhvillua mbledhja e 3 e Komitetit të Përbashkët Koordinues (KPK) të “Projektit për ndërtimin e kapaciteteve për përmirësimin e menaxhimit të bazuar në ekosistem në Parkun Kombëtar “Divjakë Karavasta”. Ekspertët japonezë të JICA dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura morën në shqyrtim arritjet e projektit gjatë një viti si dhe planin e aktiviteteve për periudhën deri në përfundim të projektit në maj 2024. Të pranishmit vlerësuan ndryshimet pozitive në menaxhimin e parkut dhe në vlerat natyrore të tij. Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta” është ndër parqet më të vizituar në Shqipëri. Ky projekt kontribuon në krijimin e një modeli që harmonizon ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të zonave të mbrojtura dhe promovon një qasje të menaxhimit të bazuar në ekosistem. Parku Kombëtar Divjakë – Karavasta është një nga zonat më të rëndësishme të biodiversitetit të Shqipërisë dhe brigjeve të Mesdheut. I shtrirë si një hark i gjelbër anës detit Adriatik, ky park ndodhet rreth 5 km larg qytetit të Divjakës dhe afro 70 km larg Tiranës dhe përbëhet nga ekosisteme të pasura në biodiversitet, burime natyrore, një zonë e mbrojtur natyrore për shpendët e ujit, si ligatinë, me interes dhe rëndësi ndërkombëtare. Ky park është një ndër vendet e preferuara në bregdetin ranor shqiptar për ekoturizëm detar, çlodhje, kërkime e studime. Në afërsi të parkut ka edhe shumë monumente kulturore me vlera turistike, që shfaqin interes të lartë për vizitorët vendas dhe të huaj në çdo stinë të vitit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments