Tuesday, April 22, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREGjirokastra jehonë në revistën kulturore amerikane “Aramco World”

Gjirokastra jehonë në revistën kulturore amerikane “Aramco World”

Revista kulturore amerikane “Aramco World” ka publikuar një shkrim për qytetin e gurtë të Gjirokastrës. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale shkrimin e botuar në këtë revistë, ndërsa theksoi se “Gjirokastra është bërë jehonë edhe në revistat kulturore amerikane”. “S’ka si nis më bukur dita me diell me Gjirokastrën e zemrës në ballinën e numrit të fundit të revistës kulturore amerikane Aramco World me përshkrimet për qytetin e gurtë me zemra të buta, me magjepsjen nga muret e kështjellës te rrugicat e kalldrëmta në të cilat jehon isoja e këngës polifonike përmes portreteve të ndjera gjatë Festivalit Folklorik”, theksoi Kumbaro. Ministrja Kumbaro u shpreh se “ruajtja e kësaj trashëgimie të mbrojtur nga UNESCO si pasuri botërore, që buron nga shpirti e përshkohet nga lotët, siç thotë edhe i madhi Arjan Shehu është si një thirrje zërash të mjeshtërve të saj”. Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se “Festivali Folklorik i Gjirokastrës 2023 nuk ishte një edicion i jashtëzakonshëm, por kartolina më e bukur, që mbartte shpirtin e një kombi, servirur nga Ministria e Kulturës. Jehona e tij ka kaluar kontinentet, këtë e dëshmon dhe revista amerikane Armco World, që përshkruan mbresat e jashtëzakonshme”. Për 8 ditë e netë feste në Gjirokastër, qyteti i gurtë u kthye nga 24 qershori deri më 1 korrik të këtij viti në kryeqendrën kombëtare të promovimit të vlerave të folklorit dhe traditës, artistike dhe të trashëgimisë kulturore. Në edicionin e XI të Festivalit Folklorik të Gjirokastrës artistë nga i gjithë vendi, diaspora e më gjerë performuan në këtë qytet. Risia e këtij festivali ishte numri i madh i të rinjve që interpretuan në Festivalin Folklorik Kombëtar në Gjirokastër duke dëshmuar se sa brezat e rinj e duan dhe e përqafojnë muzikën folklorike. Ndërkohë që Gjirokastra vijon të jetë edhe një nga qytetet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ