Rreth 2 060 shtetas të huaj janë larguar nga Rripi i Gazës përmes pikës së kalimit të Rafahut, që nga java e kaluar dhe qindra të tjerë pritet të dalin nga enklava e rrethuar, sipas autoritetit kufitar palestinez. Egjipti filloi të pranonte shtetas të huaj dhe palestinezë me pasaporta të dyfishta nga Gaza më 1 nëntor, ndërsa gjithashtu disa palestinezë të plagosur rëndë u transferuan në spitalet egjiptiane për trajtim. Që atëherë, sipas të dhënave nga autoriteti kufitar palestinez, kanë mbërritur rreth 100 të plagosur dhe 13 pacientë me kancer dhe disa prej tyre kanë pasur edhe shoqërues. Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se kishin pritur 81 kamionë me ndihma, duke e çuar totalin që nga 21 tetori në 650.
Mbi 2 000 shtetas të huaj largohen nga Gaza brenda një jave
RELATED ARTICLES