Pas stuhisë Ciaran, e cila preku Europën përfshirë edhe vendin tonë, dy stuhi të tjera pritet të përfshijnë edhe gadishullin e Ballkanit. Për SCAN Live, sinoptikania Lajda Porja tha se një stuhi e re do të prekë disa zona në vendin tonë duke nisur sot rreth mesnatës, ku përmbytjet do të jenë evidente në Lezhë e Shkodër si dhe në juglindje, ndërsa ajo e radhës në javën e ardhshme. “Stuhia tjetër do të nisë sot gjatë natës, ku do të ketë reshje intensive gjatë natës. Dita e mërkurë do të ketë rebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit, ndërkohë pas një pauzë ditën e enjte do të rinisin ditën e premte dhe të shtunën. Toka është e mbingopur nga reshjet dhe problemet do të jenë më evdidente në zonat ku pati përmbytje gjatë fundjavës që lamë pas. Të dielën do të ketë përmirësim të motit. Të paktën reshje do të ketë deri nga data 19-20 nëntor. Problematika më e madhe do të jetë në veri si dhe qendër, por si qarqe më të riskuara janë Lezha, Shkodra, Tirana. Problem mbetet fenomeni i linjës në Paqësor që po prodhon këto stuhi, ku do të jenë 2 stuhi të tjera ajo e nesërme dhe një javën e ardhshme’’ – tha sinoptikania e METEOALB Lajda Porja Ciaran solli reshje rekord në Itali, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa provinca të Toskanës, ndërsa probleme të shumta shkaktoi edhe në Shqipëri. I gjithë territori i vendit tonë u përfshi në fundjavë nga reshje intensive me erë të fortë, ku nuk munguan problemet në infrastrukturën rrugore, si dhe pati mungesë të energjisë elektrike në disa zona të thella malore. Pas Ciaran, stuhi jashtëzakonisht e forta është paralajmëruar edhe në Europë. SCAN
Shqipëria tjetër rrezik: Pas Ciaran nisin sonte 2 stuhi të tjera!
RELATED ARTICLES