Monday, October 21, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPërjashtim nga TVSH i importimit të mëshqerrave, bletëve dhe insekteve

Përjashtim nga TVSH i importimit të mëshqerrave, bletëve dhe insekteve

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi propozimin e qeverisë për përjashtimin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për importimin e mëshqerrave, bletëve dhe insekteve. Ky propozim synon nxitjen e importit të mëshqerrave dhe insekteve (përfshirë edhe bletët), me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë, zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit bio, duke eliminuar përdorimin e hormoneve dhe praktikave të zakonshme, si dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme. Konkretisht ndryshimet në ligjin “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar” parashikojnë përjashtimin nga TVSH të mëshqerrave të racës së pastër për riprodhim, që përfshihen në kodin 0102 21 10 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave si dhe insekteve, të cilat përfshihen në kodet 0106 41 00, 0106 49 00 dhe 0106 90 00 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave. Kjo masë pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen e cilësisë së produkteve dhe përmirësimin e imazhit të produkteve vendase, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Zbatimi i kësaj dispozite parashikohet të sjellë një efekt financiar negativ prej 155 milionë lekësh në buxhetin e shtetit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments