Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETKOB ofron shpjegim zanor për të verbërit

TKOB ofron shpjegim zanor për të verbërit

TKOB do të mundësojë që edhe artdashësit që kanë vështirësi në shikim të mund të shijojnë plotësisht shfaqjet e operës dhe baletit, me përshkrim zanor. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit bëhet kështu i pari institucion i kulturës në vend, që ofron mundësi të barabarta për të gjithë spektatorët, pavarësisht kufizimeve fizike. Për këtë arsye sot në ambientet e TKOB u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit mes Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe United Nations Association Albania për të mundësuar 5 shfaqjet e para me përshkrim zanor. E pranishme në nënshkrimin e këtij memorandumi, drejtoresha e Përgjithshme e TKOB, Abigeila Voshtina u shpreh se trajnimet e stafit do të vijojnë më tej, për të shtuar gamën e shfaqeve me përshkrim zanor në TKOB. “Aktualisht që flasim është trajnuar stafi i TKOB-së, regjisorja dhe një punonjëse, por do të trajnohet edhe baletmaestri, dhe në kohë reale, gjatë kohës që performohet, u shpjegohet artdashësve që nuk shohin, se çfarë po ndodh në skenë”, – u shpreh Abigeila Voshtina. Shfaqja e parë në Shqipëri për artdashësit që nuk shikojnë është “Arrëthyesi”, që do të mundësohet në bazë të këtij memorandumi, e që do pasohet edhe me 4 shfaqje të tjera.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments