Thethi në vjeshtë

0
18

I ndodhur 70 km larg Shkodrës, Thethi është një nga destinacionet më të preferuar të turistëve në të gjitha stinët, por në vjeshtë ai është magjik. Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti i Natyrës si Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj. Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit. Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.