Tirana gjithnjë e më shumë po kthehet në një qendër arti, me aktivitete të përditshme kulturore. Mbas 5 edicionesh të suksesshme, Metrosound kthehet nga një aktivitet i përvitshëm në një pjesë integrale të programit të Teatrit Metropol, i cili do të shtrihet përgjatë gjithë sezonit. Takimi i parë vjen këtë të enjte në 2 nëntor me violincelistin e mirënjohur shqiptar Redi Hasa. Dy vjet pas publikimit të “The Stolen Cello” artisti prezanton albumin e tij të dytë si solist, “My Nirvana”. Në të ai tregon një pjesë të historisë së tij: Takimin me muzikën rock dhe grunge të viteve ‘90 fill pas rënies të sistemit diktatorial në Shqipëri, pak vite përpara se të vendoste të linte vendin e tij për të shkuar në Pulja, Itali. Ky album sjell në vëmendje këngët më domethënëse nga grupi i mirënjohur drejtuar nga Kur Cobain duke “rishpikur” kështu disa prej këngëve që kanë shënjuar një epokë të rëndësishme në historin e rockut botëror dhe sakaq janë kthyer në himne. Në versionin live Hasa e transformon violincelin nëpërmjet distorsioneve dhe eksperimenteve elektronike radikale. Në ktë performancë ai do të jetë i shoqëruar nga Valerio Daniele ndërkohë që do të ribashkohet në skenë për të performuar disa pjesë me mikun e tij dhe bashkëthemeluesin e grupit “The Fish Hook”, artistin e mirënjohur Bojken Lako. Metrosound është një program i kuruar nga Rubin Beqo me synimin për të sjellë në vëmendje projektet më domethënëse nga artistë bashkëkohor shqiptar në fushën e muzikës. Teatri Metropol i bashkisë së Tiranës ka ngjitur në skenë disa vepra të njohura artistike, duke afruar jo vetëm artistë me eksperiencë, por duke u dhënë një mundësi dhe të rinjve që të shfaqen para publikut kryeqytetas.
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on