Sunday, October 20, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTMessi fiton “Topin e Artë” për herë të tetë

Messi fiton “Topin e Artë” për herë të tetë

Lionel Messi është edhe zyrtarisht fitues i “Topit të Artë”. Në ceremoninë e zhvilluar në Paris, ylli argjentinas fitoi për herë të tetë trofeun prestigjioz, duke thelluar rekordin e tij të jashtëzakonshëm. Messi kaloi finalistët e tjerë, De Brujn, Mbape dhe Haland. Ai bëhet gjithashtu i pari fitues në histori që nuk luan në Europë, pas transferimit te tij te Inter Majemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 36-vjeçari udhëhoqi Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës në dhjetor, për herë të parë që nga viti 1986. Ceremonia e “Topit të Artë” 2023 u zhvillua sot në “Theatre du Chatelet” në Paris, Francë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments