Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKoncerti “Lule borë” për nder të kompozitorit dhe dirigjentit Simon Gjoni

Koncerti “Lule borë” për nder të kompozitorit dhe dirigjentit Simon Gjoni

Në teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit është mbajtur koncerti jubilar “Lule borë”, kushtuar 100-vjetorit të kompozitorit dhe dirigjentit të shquar shqiptar, Simon Gjoni. Koncerti u interpretua nga Orkestra Simfonike e RTSH, dirigjuar prej mjeshtrit Eno Koço. Të pranishëm ishin edhe solistë të mirënjohur si Inva Mula, Kastriot Tusha, Eva Golemi, Erinda Agolli, Denis Skura, Flaka Goranci e Armando Likaj etj. Të pranishmit në sallë e kanë vlerësuar si një koncert të shkëlqyer, homazhin për një emër aq të rëndësishëm të muzikës shqiptare, siç ishte Simon Gjoni. Simon Gjoni i përket brezit të krijuesve dhe muzikantëve që bënë historinë e muzikës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai ishte pjesë e brezit të kompozitorëve shkodranë bashkë me Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Gjon Kapidani etj. Për krijimtarinë e tij është folur e shkruar pak edhe pse fama e këngës “Lule borë” e ka shenjuar emrin e tij në disa breza shqiptarësh. Përveç kompozimit, Simon Gjoni do të mbahet mend edhe si një nga dirigjuesit e parë të Orkestrës Simfonike të Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Orkestrës së RTSH.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments