Saturday, October 19, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Premte,27 Tetor 2023

Shqipëria Moti-E Premte,27 Tetor 2023

Deri në mesditë; vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior KU do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qëndrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në Jug të vendit. Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes POR pritet një rritje e lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerrat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments