Deri në mesditë; Republika e Kosovës; PARAQITET nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje të pakta e të izoluara shiu POR pjesa e dytë e ditës do të sjellë grumbullim të vranësirave duke gjenruar rrebeshe shiu afat-shkurtër, me te dukshme në zonat perëndimore te kosovës. Parashikohet përmirësim i theksuar i motit gjatë orëve të vona të mbrëmjes duke i larguar reshjet nga i gjithë territori i Kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR mesdita do të sjellë rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 20°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Republika e MV do të dominohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë preznete në të gjithë territorin e MV herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjenruar rrbehse shiu, me te theksuara ne zonat perëndimore dhe jugperëndimore. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të MV. Parashikohet ndërprejre e tyre vetëm në orët e vona të natës. Përsa i përket; Temperaturave të ajrit do të RRITEN gjatë orëve të mëngjesit POR mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C. Era do të fryjë mesatare paradites POR forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.
Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme Ciklonare në Veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në ishujt Britanikë si edhe gadishullin Skandinav duke bërë që vranesirat dhe reshjet e dendura të shiut të jene dominante, ndërkohë në Skandinavi priten edhe reshje dëbore. PO ashtu, Alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të perfshihen nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë NDERSA e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.