Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREIrani kërcënon aktoret që nuk veshin hixhabin me pezullim nga puna

Irani kërcënon aktoret që nuk veshin hixhabin me pezullim nga puna

Represioni nga autoritetet iraniane ndaj grave që nuk respektojnë kodin e rreptë të veshjes së Republikës Islamike, me mbulesën e detyrueshme, vazhdon. “Aktoreve që dolën në publik duke hequr hixhabin do të pezullohen nga puna”, deklaroi sot në një konferencë për media ministri i Kulturës dhe Orientimit Islamik, Mohammadmehdi Esmaili. “Veshja e hixhabit është ligj dhe aktoret që nuk respektojnë ligjin nuk do të lejohen të punojnë”, theksoi ai. Disa aktore kanë hequr mbulesat e tyre që nga viti i kaluar, në mbështetje të protestave kombëtare kundër Republikës Islamike dhe në mbrojtje të të drejtave të grave, të shkaktuara nga vdekja e kurdo-iranianes Mahsa Amini, 22-vjeçarja e arrestuar për mosveshjen e hixhabit në mënyrë korrekte dhe vdiq ndërsa ishte në paraburgim policor më 16 shtator. Mediat iraniane raportuan dje se një duzinë aktoresh u shkelën ligjin e hixhabit – përfshirë Taraneh Alidoosti, Katayoun Riahi dhe Fatemeh Motamed-Aria.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments