Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Enjte,26 Tetor 2023

Shqipëria Moti-E Enjte,26 Tetor 2023

Do të VIJOJE ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin Shqiptar; duke sjellë vranësira dhe reshje shiu KU herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të frota ere. Më të dukshme vranësirat dhe shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore. Orët e pasdites sjellin intensifikim të shirave në qarkun e Korcës duke sjellë edhe probleme. Kjo situatë e motit të paqëndrueshëm MBETET deri vonë në mbrëmje kur pritet dobësim i intensitetit të reshjeve në vend. Temperaturat e ajrit do të ulen sërisht në orët e mëngjesit POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor dhe Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments