Spitali “Nasser” në Khan Younis, qendra kryesore shëndetësore për banorët në Gazën Jugore, është gati të ndalojë operacionet për shpëtimin e jetëve për shkak të mungesës së karburantit, ndërkohë që edhe rezervat e gjakut po mbarojnë. Sipas OKB-së, rreth një milion njerëz janë zhvendosur në jug të Rripit të Gazës, të cilët janë strehuar jashtë spitalit dhe në rrugë. “Në një nga shkollat e Kombeve të Bashkuara, ku strehohen njerëzit që vijnë nga veriu i Gazës kemi siguruar një litër ujë të pastër në ditë dhe shumë pak ushqim, ndërsa aksesi në tualete është shumë i kufizuar”, tha OKB-ja. Shkolla, e cila frekuentohej nga 500 nxënës, tani strehon 5 000 njerëz, dhe hapësira dhe ambientet janë të pamjaftueshme.
OKB: Spitali kryesor i Gazës drejt mosfunksionimit, mungesë karburanti dhe gjaku
RELATED ARTICLES