Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREJava e Gjuhës Italiane, konferencë në Tiranë mbi librin “I Promessi Sposi”

Java e Gjuhës Italiane, konferencë në Tiranë mbi librin “I Promessi Sposi”

Në kuadër të Javës XXIII të Gjuhës Italiane në botë, ambasadori Fabrizio Bucci mori pjesë në Konferencën “Alessandro Manzoni dhe i Promessi Sposi në Shqipëri”, organizuar nga Universiteti Katolik Zoja e Këshillit të Mirë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë. Gjatë Konferencës, kushtuar një kryevepre të letërsisë italiane, Ambasadori i dorëzoi simbolikisht Bibliotekës “Fr. P. Ruatti” të Universitetit, një kopje të botimit të vitit 1840 të “I Promessi Sposi”, dhuruar nga presidenti i Fondacionit Zoja e Këshillit të Mirë, At Ruggero Valentini. Java e Gjuhës Italiane në botë, shënoi një sërë aktivitetesh mes të cilave takime letrare, binjakëzime shkollash e shkëmbime kulturore me në fokus librin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments