Saturday, October 19, 2024
HomeLAJMELufta Izrael-Hamas: Ky imazh viral është prodhim i AI, ja e vërteta

Lufta Izrael-Hamas: Ky imazh viral është prodhim i AI, ja e vërteta

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit ka gjeneruar aq shumë informacione të rreme në internet, saqë edhe verifikuesit e fakteve dhe analistët po kalojnë një kohë të vështirë. Mediat sociale janë të përmbytura me postime mashtruese dhe inteligjenca artificiale po i përkeqëson gjërat.

Që nga fillimi i luftës më 7 tetor, shumica e dezinformatave kishin të bënin me video dhe imazhe të vjetruara që i atribuohen konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit.

Por tani, ne kemi filluar të shohim edhe imazhe ku origjina është e pamundur të gjurmohet. Kjo për shkak se ato janë krijuar duke përdorur inteligjencën artificiale (AI).

Një nga këto imazhe të krijuara nga AI që është përhapur në internet është e një foshnje pjesërisht nën rrënoja.

Edhe pse shumë përdorues të mediave sociale kanë shprehur dyshime për origjinalitetin e saj, shumë njerëz ende e suportojnë, duke përfshirë një gazetar me qendër në Gaza.

Si mund të dalloni nëse një imazh është krijuar nga AI? Gjëja e parë që bie shumë në sy është shprehja tepër e ekzagjeruar e fytyrës, veçanërisht në mjekër dhe në ballë të fëmijës.

Kur shikon nga afër, duket se foshnja ka gishta shtesë. Kjo për shkak se edhe pse AI po përmirësohet në krijimin e imazheve të ngjashme me njeriun, ajo ende ka probleme në riprodhimin e pjesëve të caktuara të trupit, duke përfshirë duart dhe këmbët.

The Cube gjeti gjithashtu postime të mëparshme të kësaj fotografie të krijuar nga AI. Ajo ishte shfaqur tashmë në mediat sociale në shkurt 2023 pas tërmeteve që goditën Turqinë dhe Sirinë.

Foshnja e krijuar nga AI është përdorur nga demonstruesit në mbështetje të Palestinës në mbarë botën, duke përfshirë në Kajro, Egjipt kohët e fundit.

Kohët e fundit, gazeta franceze Liberation u kritikua për paraqitjen e një protestuesi që mbante një pankartë me fëmijën e krijuar nga AI në kopertinën e saj.

Përdorues të shumtë të mediave sociale thanë se gazeta përhapi lajme të rreme duke mos deklaruar në mënyrë eksplicite se protestuesi mbante një imazh të krijuar nga AI.

Aktualisht, platformat që gjenerojnë imazhe të AI si Dall-E dhe Stable Diffusion kanë vendosur kufizime në imazhet grafike dhe politike që kanë ndihmuar në ngadalësimin e prodhimit të dezinformatave të lidhura me luftën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments