Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURELibri “Muzika dhe Epoka” së kompozitorit Simon Gjoni

Libri “Muzika dhe Epoka” së kompozitorit Simon Gjoni

Në Akademinë e Shkencave është promovuar libri “Simon Gjoni- Muzika dhe Epoka” kushtuar jetës dhe veprimtarisë së dirigjentit dhe kompozitorit Simon Gjoni. Libri është shkruar nga djali i tij, Andis Gjoni dhe vjen në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së dirigjentit dhe kompozitorit të shquar. Në këtë event ishin të pranishëm familjarë, kolegë muzikantë, personalitete të artit e shkencës. Në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, foli akad. Vaso Tole. Ai tha se festimet e merituara të 100-vjetorit të lindjes së Simon Gjonit përfshijnë disa veprimtari, si koncerti me vepra të zgjedhura me orkestrën simfonike të RTSH-së dhe një kast të njohur këngëtarësh, të drejtuar nga maestro Eno Koço, “Nderi i Kombit”, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ekspozita, si dhe ky promovim i librit “Muzika dhe Epoka”. Simon Gjoni i përket brezit të krijuesve dhe muzikantëve që bënë historinë e muzikës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai ishte pjesë e brezit të kompozitorëve shkodranë bashkë me Prenk Jakova, Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi, Gjon Kapidani etj. Jeta dhe krijimtaria e Simon Gjonit deri më tani nuk ka qenë objekt i ndonjë libri të veçantë e për pasojë, për të e krijimtarinë e tij është folur e shkruar pak edhe pse fama e këngës “Lule borë” e ka shenjuar emrin e tij në disa breza shqiptarësh. Përveç kompozimit, Simon Gjoni do të mbahet mend edhe si një nga dirigjuesit e parë të Orkestrës Simfonike të Teatrit të Operës dhe Baletit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ