Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREMacron: Objektivi i parë moszgjerimi i konfliktit dhe lirimi i pengjeve

Macron: Objektivi i parë moszgjerimi i konfliktit dhe lirimi i pengjeve

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje sot që të mos zgjerohet konflikti midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe konsideroi se lirimi i pengjeve të mbajtura në Gaza ishte një tjetër objektiv. ”Mendoj se është detyra jonë t’i luftojmë këto grupe terroriste, pa konfuzion dhe do të thosha, pa e zgjeruar konfliktin”, deklaroi Macron, sipas të cilit ”objektivi i parë që duhet të kemi sot është çlirimi i të gjithë pengjeve, pa asnjë dallim”. ”Unë dua që ju të jeni të sigurt se nuk jeni vetëm në këtë luftë kundër terrorizmit”, siguroi Macron, në takimin me homologun e tij izraelit, Isaac Herzog. ”Unë dua që ju të dini se ne qëndrojmë me ju dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të sjellë paqe, siguri dhe stabilitet në vendin tuaj dhe në të gjithë rajonin”, theksoi ai. ”Ajo që ndodhi patjetër nuk do të harrohet kurrë dhe ne do të jemi këtu, sot, nesër dhe pasnesër, duke mbështetur paqen dhe stabilitetin sepse këta njerëz u vranë vetëm sepse ishin hebrenj dhe donin të jetonin në paqe”, shtoi Macron

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ