Anime Fest, një nga ngjarjet më të bukura të Javës së Kulturës Japoneze, solli në Tiranë ekselencën e animacionit botëror. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ishte e pranishme në këtë event, së bashku me ambasadorin japonez në Shqipëri, Mitsuyuki Takada. “Një lumë fëmijësh dhe të rinjsh prisnin në radhë për të takuar artistët e preferuar të animacionit japonez”, u shpreh Margariti. “Kurse, konkurse vizatimi, fotografi e autografë.. Pas kësaj eksperience të parë, edicioni i vitit që vjen do të jetë edhe më i madh”, theksoi ministrja. Margariti uroi që ky bashkëpunim të mos mbetet vetëm brenda kornizës së Javëve Kulturore.