Janjeva është një destinacion turistik në zhvillim e sipër.
Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës përmes një postimi në rrjetet sociale bën thirrje për ta vendosur Janjevën në listën e destinacioneve turistike që duhen vizituar.
MKRS thekson se është e përkushtuar për të ruajtur dhe për të ringjallur trashëgiminë jomateriale të Janjevës dhe për të mbështetur fuqizimin socio-ekonomik të banorëve të saj, përmes iniciativave të rrënjosura thellë në trashëgiminë e pasur dhe të prekshme.
Si pjesë e aktivitetit “Hartëzimi i turizmit rural në Janjevë” i zbatuar nga OJQ “Ec Ma Ndryshe” dhe i mbështetur nga projekti i zbatuar nga UNDP Kosovo “Trashёgimia Kulturore si Nxitёse e Ringjalljes Ekonomike tё Janjevës”, financuar nga MKRS dhe European Union in Kosovo, ka përfunduar hulumtimi në terren për identifikimin dhe hartografimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës.
MKRS falenderoi 5 pjesëmarrësit që morën pjesë në programin e trajnimit të Guidave Turistike, të cilët po fitojnë përvojë në punë dhe po luajnë një rol kryesor në transformimin e Janjevës në një destinacion për vizitorët.
Informacionet e mbledhura do të integrohen në një faqe web-i, duke ofruar njohuri të vlefshme në vendet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që Janjeva ofron për vizitorët.