Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEARSIM“Kujtojmë për të mos harruar”, tek “Shtëpia me gjethe

“Kujtojmë për të mos harruar”, tek “Shtëpia me gjethe

 Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” ftoi drejtorët dhe mësuesit e shkollave të programojnë vizitën e tyre në këtë muze të veçantë. Prej kohësh “Shtëpia me gjethe” organizon programin edukativ “Kujtojmë për të mos harruar”.

Ky program realizohet në zbatim të programit të Ministrisë së Kulturës, Edukimi mbi dhe përmes Kulturës.

Projekti ka si qëllim njohjen e brezave të rinj me të kaluarën e errët komuniste shqiptare si dhe ndërgjegjësimin e tyre rreth pasojave të komunizmit.

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” ftoi gjithashtu edhe ish të persekutuar politikë, që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij projekti.

Të fundit që ishin pjesë e programit edukativ ishin një grup nxënësish nga shkolla “Konferenca e Pezës”, të cilët  patën mundësi jo vetëm të vizitojnë muzeun por edhe të bashkëbisedojnë me Daut Gumenin, i dënuar politik në kohën e diktaturës me mbi 23 vite burg.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments