Izraeli nuk do të ndalojë dërgesat e ndihmave humanitare nga Egjipti, njoftoi sot zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Kjo ka të bëjë me dërgesat që përfshijnë ushqime, ujë dhe ilaçe për popullatën civile.
Por, zyrtarët theksuan se dërgesat nuk do të lejohen të aksesohen nga organizata militante islamike “Hamas”.
Hamasi, i cili sundon Rripin e Gazës, është klasifikuar si një organizatë terroriste nga Izraeli, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sulmet e koordinuara ndaj Izraelit të nisura nga Hamasi më 7 tetor vranë rreth 1 400 njerëz në Izrael, shumica dërrmuese e tyre civilë, në atë që është përshkruar si katastrofa më e keqe në historinë izraelite.