Wednesday, October 23, 2024
HomeSOCIALEKisha Katolike Shqiptare bën thirrje për agjërim e lutje, për paqen në...

Kisha Katolike Shqiptare bën thirrje për agjërim e lutje, për paqen në Tokën e Shenjtë

Kisha Katolike Shqiptare ia ka kushtuar ditën e sotme, 17 tetor, situatës aktuale në Tokën e Shenjtë, duke iu bërë thirrje besimtarëve që sot të agjërojnë dhe të luten për paqen mes izraelitëve dhe palestinezëve.

Në ditën e lutjes dhe të agjërimit për paqen, edhe katolikët shqiptarë ftohen nga ipeshkvijtë e tyre të bashkojnë duart në lutje me besimtarët e gjithë botës për t’i kërkuar Zotit të ulen armët e të kthehet qetësia në vendet ku jetoi, vdiq e u ringjall Krishti.

Ndërsa në Shkodër kremtohet pajtorja qiellore e qytetit dhe e gjithë Shqipërisë, Zoja e Shkodrës, e gjithë Kisha Katolike në Shqipëri përgatitet të bashkohet me besimtarët e mbarë botës për ditën e lutjes dhe të agjërimit, gjatë së cilës do t’i kërkohet Zotit të dikojë paqen në Tokën e  Shenjtë.

“Kurrë më tepër se tani nuk ndihet nevoja për t’i bashkuar duart e për t’u gjunjëzuar në lutje para Hyjit të Gjithpushtetshëm që t’ia kthejë rrjedhën ngjarjeve të fundit, të cilat s’premtojnë aspak për mirë”, bën thirrje Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.

KISH i bashkohet në këtë mënyrë nismës së Patriarkatit latin të Tokës së Shenjtë dhe besimtarëve katolikë të të gjithë botës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments