Policia belge ka asgjësuar njeriun e dyshuar përgjegjës për masakrën fatale të dy shtetasve suedezë në Bruksel, deklaroi Ministria e Brendshme belge.
Njoftimi i ministres së Brendshme, Annelies Verlinden erdhi menjëherë pasi prokurorët federalë thanë se një i dyshuar në këtë rast ishte vrarë.
Dy shtetas suedezë u vranë dhe një person i tretë u plagos të hënën në atë që kryeministri belg Alexander De Croo e quajti një sulm terrorist.
Sulmi bëri që qyteti të rriste nivelin e tij të kërcënimit, duke përfshirë rritjen e masave të sigurisë në një numër vendesh të ndjeshme, veçanërisht në vende të lidhura me komunitetin suedez