Gjatë orëve të paradites; territori i Kosovës; do të jetë nën ndikimin e vranësirave të dendura në të gjithë territorin e vendit POR pas mesditës dhe gjatë orëve të pasdites; parashikohet që vranësirat të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithë Kosovën, herë pas here shoqëruar me stuhi të forta ere. MBETEN prezente reshjet e shiut gjatë mbrëmjes dhe natës në të gjithë territorin e Kosovës, POR më të fokusuara do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 16°C. Era do te fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Pjesa më e madhe e territorit të MV parashikohet që të jetë nën dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që të ketë mbizotërim të vranësirave KU herë pas here do të gjenerojne rrebeshe shiu shoqëruar me mini-stuhi ere. Më të dukshme vranësirat dhe shirat pritet të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore. Ndërsa në vijim vranësirat do të theksohen në të gjithë republikën e MV duke sjellë edhe reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 18°C. Era do te fryjë mesatare POR herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor.
Do të vijojnë rrebeshet e shiut në gadishullin e Ballkanit si edhe gadishullin Iberik KU herë pas here do të ketë mini-stuhi te forta ere, situatë kjo si pasojë e kalimit të një sistemi të fuqishëm frontal nga Jugperëndimi drejt Juglindjes. Po ashtu, disa zona në qendër të kontinentit si edhe Alpet e Europës do të MBETEN me vranësira konvektive duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri NDERSA do të mbete moti i qëndrueshmë në Europën Veriore si edhe Britaninë e madhe KU kthjellimet do të jenë dominante.