Platforma e bashkërendimit me autoritet e linjës për sigurinë ushqimore synon të rrisë angazhimin dhe ndërgjegjësimin e strukturave në të gjitha nivelet për rritjen e sigurisë ushqimore në të gjithë zinxhirin ushqimor.
Përfaqësuesit e institucioneve të linjës zhvilluan takimin mbi platformën e Bashkërendimit të Sigurisë Ushqimore, në Berat ku morën pjesë zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arian Jaupllari, drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Jeta Deda, drejtorin e AKVMB, Rolandi Meçe, prefektja e Qarkut Berat Valbona Zylyftari si dhe drejtues të Bashkisë Berat.
Në takin morën pjesë edhe drejtues të Policisë së Qarkut dhe Tatimeve, ku u diskutua për bashkëpunimin e strukturave për garantimin e sigurisë ushqimore dhe ndërtimin e programeve të përbashkëta të ndërgjegjësimit për fermerët, operatorët e biznesit ushqimor.
U diskutuan çështje të rëndësishme për fuqizimin e sektorit të bujqësisë, si formalizimi, projektet e ujitje-kullimit, menaxhimin i tokës, aksesi në tregjet bujqësore, shëndeti i bimëve dhe i kafshëve, etj.