Interesi për të udhëtuar drejt Shqipërisë ka qenë në rritje këtë verë dhe gjithnjë e më shumë norvegjezë po e zbulojnë këtë vend të bukur. Për momentin, Shqipëria është po aq popullore sa Majorka, dhe pritet të jetë destinacioni kryesor në verën e 2024-ës. Interesi i turistëve norvegjezë për Shqipërinë shpërtheu në verën e 2023, të cilët ishin në kërkim të destinacioneve me kosto të ulët, shkruan në një artikull revista norvegjeze “NTB Kommunikasjon”. Numri i prenotimeve drejt Shqipërisë u rrit me 34% në verën e 2023 krahasuar me një vit më parë. Ky trend është forcuar. Shqipëria është po aq popullore sa Majorka Sipas të dhënave zyrtare të (TUI) Unioni Ndërkombëtar i Turizmit, ka një tendencë në rritje të numrit të njerëzve që rezervojne pushimet e tyre në Shqipëri krahasuar me Kretën, Greqi. “Rezervimet janë në të njëjtin nivel si për Majorka në verën e vitit 2024”, tha TUI.
“NTB Kommunikasjon”: Shqipëria destinacioni më i kërkuar për momentin!
RELATED ARTICLES