Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREJole: Vepra letrare e Dritëro Agollit

Jole: Vepra letrare e Dritëro Agollit

Me rastin e 92-vjetorit të lindjes, bashkia e Devollit i kushtoi një aktivitet shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, “Nderi i Kombit”.

Në këtë aktivitet, në Menkulas, fshatin ku Dritëro Agolli lindi dhe u rrit, mori pjesë edhe prefekti i qarkut të Korçës, Nertil Jole.

“Me vargje e muzikë kujtuam shkrimtarin tonë të dashur, i cili me artin dhe fjalën e tij ndryshoi përmasën e së ardhmes. Në veprën e tij, Agolli e vendosi veten si protagonist, duke u bërë bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e tij na bën të ndihemi dinjitozë përballë botës së madhe”, tha Jole.

Por, shtoi Jole, Dritëro Agolli kontribuoi edhe në politikë, ku me thjeshtësinë dhe mençurinë e tij, me mendimin e kualifikuar dhe të pavarur, ishte një zë i papërsëritshëm, mendimi më i pjekur dhe më i veçantë i parlamentit, në vite të vështira për Shqipërinë.

Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, në Menkulas të rrethit të Devollit. Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, veç çmimeve të tjera, është vlerësuar edhe me titullin e lartë, “Nderi i Kombit”.

Është shpallur “Qytetar Nderi” i Tiranës në vitin 2003. Dritëro Agolli është fitues i katër çmimeve të Republikës dhe i disa çmimeve vjetore në letërsi. U pranua anëtar i Akademisë së Firences “Muzat” në Itali. Përveç qytetit të Tiranës, ai është “Qytetar Nderi” edhe i qyteteve të Korçës e Gjirokastrës.

U nda nga jeta më 3 shkurt 2017, në Tiranë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments