Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTSilvinjo fton sulmuesin Marvin Çuni për miqësoren me Bullgarinë

Silvinjo fton sulmuesin Marvin Çuni për miqësoren me Bullgarinë

Pas triumfit 3-0 ndaj Çekisë, Shqipëria do të presë Bullgarinë të martën në një miqësore në stadiumin ‘Air Albania’.

Lista e Kombëtares ka pësuar ndryshime për këtë takim, teksa pas largimit të Keidi Bares dhe Mirlind Dakut, trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtaren A Marvin Çunin.

Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet me skuadrën e Frosinones në kampionatin Italian do të bashkohet me kuqezinjtë ditën e sotme, ndërsa nesër do të zhvillojë edhe seancën e parë stërvitore në radhët e Kombëtares shqiptare.

Marvin Çuni ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-19, teksa numëron gjashtë paraqitje dhe dy gola, ndërsa tani do të ketë mundësinë të japë kontributin e tij edhe me Kombëtaren A.

Kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj Bullgarisë që do të luhet të martën në stadiumin ‘Air Albania’ në ora 18:00.

Trajneri Silvinjo nuk do të ketë në dispozicion në këtë takim Mirlind Dakun i cili ka lënë grumbullimin për shkak të një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi gjatë ndeshjes me Çekinë dhe mesfushorin Keidi Bare, pas kërkesës zyrtare nga klubi i Espanjolit për ta lënë të lirë për shkak të ndeshjes të rëndësishme që klubi spanjoll do të zhvillojë këtë fundjavë në kampionat.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments