Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFestivali “E mërkura në jazz” ,traditë nga TKOB

Festivali “E mërkura në jazz” ,traditë nga TKOB

 Përgjatë muajit tetor-nëntor, dashamirësit e muzikës do të mund të ndjekin në Teatrin e Operës e Baletit, festivalin “E mërkura në jazz”. Ky festival do të kthehet në një traditë për të gjithë adhuruesit e kësaj muzike.

Në program janë parashikuar 9 koncerte, me një repertor të pasur, që nga muzika afrikano-amerikane, monografia e kompozitorit Thelonious Monk, jazz-i evropian, e deri te krijimtaritë e pabotuara nga studentë dhe mësues të Konservatorit të Potenzës, ku ndërthuret jazz-i me muzikën elektronike.

“E mërkura në jazz” pritet të jetë një bashkëpunim i frytshëm mes Teatrit të Operës dhe Baletit e Konservatorit “Gesualdo da Venosa”, Potenza, mbështetur nga Ministria e Kulturës, Ambasada Italiane, Instituti Italian i Kulturës, Qendra “Gjenerata e Re” dhe Abi Bank.

Koncerti i dytë i festivalit “E mërkura në Jazz” do të vijë me një repertor që përshkruan historinë dhe evolucionin e muzikës së kitarës, përmes gjuhës së kitaristëve që shënuan historinë: Dino Plasmati në kitarë, Donatello Giambersio në piano, Stefano Risso kontrabas, dhe Igor Caiazza në bateri.

Koncerti i sotëm titullohet “Jazz Guitar Master”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments