“Partizani” njofton arritjen e marrëveshjes me klubin kroat “NK Osijek”, për të lënë të lirë trajnerin Zoran Zekiç. Klubi nga Kroacia do të paguajë në arkat e klubit kampion të Shqipërisë 100 000 euro.
“Klubi i Partizanit njofton arritjen e marrëveshjes me NK Osijek për transferimin e trajnerit Zoran Zekić. Tekniku kroat për shkak të arsyeve familjare ka kërkuar të vazhdojë profesionin afër familjes së tij dhe Klubi i Partizanit pas dakordësisë me klubin kroat lejoi transferimin e Zekić te NK Osijek. Falënderojmë trajnerin Zoran Zekić për kontributin e tij në drejtimin e stolit të kuq dhe i urojmë suksese në karrierë”, njofton “Partizani”.
“Në drejtimin e skuadrës do të vazhdojë stafi teknik i kryesuar nga Drejtori Sportiv Arbër Abilaliaj mbështetur nga Mario Kuić, Renaldo Kalari, Kushtrim Voka dhe Marko Matijević.” njofton klubi “Partizani”.