Linja ajrore SWISS ka planifikuar nesër një fluturim special nga Tel Avivi në Zyrih për të rikthyer shtetasit zviceranë nga Izraeli në mes të konfliktit në përshkallëzim.
Linja ajrore njoftoi tha se do të ketë vend për deri në 219 pasagjerë. Fluturimi po organizohet në bashkëpunim me Departamentin e Punëve të Jashtme të Zvicrës.
SWISS, një degë e grupit gjerman “Lufthansa”, pezulloi të shtunën përkohësisht shërbimin e saj të rregullt në Tel Aviv, pasi grupi militant palestinez Hamas filloi sulmet vdekjeprurëse ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës.
Departamenti i Punëve të Jashtme tha se është në dijeni për rreth 430 udhëtarë nga Zvicra që aktualisht ndodhen në Izrael.
Përveç kësaj, departamenti tha se janë rreth 28 000 shtetas zviceranë të regjistruar si banorë të Izraelit dhe territoreve palestineze.