Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mohuar raportet e medieve se Egjipti e kishte paralajmëruar Izraelin për një sulm të afërt nga Rripi i Gazës.
Zyra e Netanyahu i përshkroi raportet se Egjipti ishte përpjekur të paralajmëronte Izraelin përpara sulmeve vdekjeprurëse të koordinuara të së shtunës nga militantët e Hamasit si “lajme tërësisht të rreme”.
Media izraelite raportoi më herët se shefi i shërbimeve sekrete egjiptiane Abbas Kamel e kishte paralajmëruar Netanyahu 10 ditë përpara sulmit terrorist se “diçka e pazakontë, një operacion i tmerrshëm” pritej nga Rripi i Gazës.
Zyra e Netanyahu e mohoi këtë, duke thënë se kryeministri izraelit nuk kishte folur me Kamel, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi, që nga formimi i qeverisë së tij aktuale të koalicionit, në fund të vitit të kaluar.
Qeveria e Netanyahu dhe shërbimet e sigurisë së vendit janë përballur me kritika dhe pyetje serioze nga izraelitët se si shërbimet sekrete nuk arritën të mësonin për sulmet paraprakisht, dhe se si ushtria u kap kaq e papërgatitur përgjatë kufirit të fortifikuar me Rripin e Gazës.