Numri i të vdekurve në Izrael është rritur në rreth 800 persona, me rreth 2600 të plagosur, pas sulmit të Hamasit të nisur nga Rripi i Gazës, njoftoi sot zyra e shtypit e qeverisë.
“Rreth 150 persona janë marrë peng nga Izraeli në Rripin e Gazës në sulmin në shkallë të gjerë nga lëvizja islamike”, tha gjithashtu zyra e shtypit e qeverisë në Facebook.
Fillimisht, Izraeli raportoi më shumë se 100 persona të rrëmbyer.