Kjo javë pritet të jetë me mot të qëndrueshëm, orë gjata me diell dhe vranësira të paka. Meteorologu i Meteolab Hakil Osmani tregoi në emisionin GoodMorning Albanins në Euronews Albania se vlerat e temperaturave në mesditë pritet të shkojnë në 31-32 gradë celsius, ku maksimumet pritet të arrihen në zonat jugore. Mëngjeset do të vijojnë të mbeten të freskëta me temperatura 10-11 gradë celsius.