Edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “DEA OPEN AIR”, i cili do të zhvillohet në kryeqytet në datat 8 deri më 12 tetor 2022, do të vijojë traditën e ofrimit të programit të tij në katër seksione.
Në garë për Çmimet DEA komisionet e përzgjedhjes paraprake kanë përfshirë në program 38 filma nga 22 vende të botës, të ofruar në katër konkurrime dhe një program special, të cilët ndiqen dhe vlerësohen nga katër juri profesionale.
Në seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë konkurojnë filmat: “Të zakonshmit“ (The Ordinaries) nga Sophie Linnenbaum (Gjermani 2022, “Çarter“ (Charter) nga Amanda Kernell (Suedi 2020), “Copa të zeza“ (Black Bits) nga Alessio Liguori (Itali 2023), “Biznesi i kënaqësisë“ (The Business of Pleasure) nga Goce Cvetanovski (Maqedonia e Veriut 2023), “Më prek“ (Touch me) nga Boris Kazhdan (Izrael 2022), “Jashtë dhe Përreth“ (Out and About) nga Peter Callahan (SHBA 2022) dhe “EO“ (IO) nga Jerzy Skolimowski (Poloni 2022).
Juria e Filmit me Metrazh të Gjatë, e përbërë këtë vit nga: Isa Qosja (kryetar – Kosovë), Sonja Hofmann (anëtare – Gjermani), Gentian Koçi (anëtar – Shqipëri), Anna Ladinig (anëtare – Austri), Fabio Canepa (anëtar – Itali) ndjek Programin e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe akordon çmimet DEA për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë, Fotografinë/Kameran më të mirë dhe Aktorin/Aktoren më të mirë në rol kryesor në Filmin me Metrazh të Gjatë.
Në seksionin e Filmit të Shkurtër konkurojnë filmat: “Xhemile“ (Cemile) – Belkiz Bayrak (Turqi 2021), “Heroi i shkretëtirës” (Hero of the desert) – Lorena Sopi (Kosovë 2022), “Unë jam këtu” (I’m here) – Vilma Kartalska (Bullgari 2022), “Me pak fjalë” (In short) – Henya Brodbeker, Esti Grinberg, Lea Unger, Elinora Schwartz (Izrael 2022), “Vetëm ne të dy” (Just the two of us) – Clara Lemaire Anspach (Francë 2022), “Justus” (Justus) – Kim Culetto (Zvicër 2022), “Jeta në një flluskë” (Living in a bubble) – Natalie MacMahon (Gjermani 2021), “Vetmia e ariut” (Loneliness of the bear) – Grégory Lecocq (Belgjikë 2022), “Në varrin e babait tim” (On my father’s grave) – Jawahine Zentar (Francë 2022), “Limon i purport” (Purple Lemon) – Dimitris Andjus (Greqi 2022), “Refleksione”( Reflections) – Fotis Skourletis (Greqi 2021), “Hapat” (Steps) – Genoveva Claria (Argjentinë 2022), “Tryezë për tre” (Table for 3) – Álvaro G. Company (Spanjë 2022), “Kredia bankare” (The bank loan) – Alex Escudero (Spanjë 2022), “Bukuria e vërtetë” (The real beauty) – Mathias Rat Gabriele (Itali 2022), “Tre kokrra kripë” (Three grains of salt) – Ingrid Chikhaoui (Francë 2022) dhe “Je e mirëpritur” (De nada) – Sheridan Philipp (SHBA 2022).
Në seksionin e Filmit Studentor ofrohen filmat: “Le të flasim“ (Let’s talk ) – Elad Mukades (Izrael 2023), “Diçka nuk shkon” (Something’s wrong) – Polina Khalenko (Kazakistan 2023), “Kukafshehti” (Hide and seek) – Karolina Belka (Poloni 2023), “Sfinksi” (Sphinx) – Hamid Yousefi (Iran 2023), “Kolona ajri” (Air Columns) – Jordi Huguet (Spanjë 2023), “Pse jo!” (Why not!) – Tedi Arifi (Shqipëri 2022).
Programet e Filmit të Shkurtër dhe Studentor ndiqen nga Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor, e përbërë nga: Kastriot Abdyli (kryetar – Maqedoni e Veriut), Valina Muçolli (anëtare – Kosovë), Giuseppe Marco Albano (anëtar – Itali), e cila akordon çmimet: DEA për Filmin e Shkurtër më të Mirë dhe DEA për Filmin më të Mirë Studentor.
Në seksionin e Filmit Dokumentar konkurojnë filmat: “Adresa në mur“ (The addres on the wall) – Sergej Krutsenko (Ukrainë 2021), “Fluturat” (Butterflies) – Bujar Alimani (Shqipëri 2022), “Të ecësh në errësirë“ (Go through the dark) – Yunhong Pu (Kinë 2022) “Fiki dritat, Berlin“ (Lights Out Berlin) – Dimitris Arguriou (Gjermani 2023), “Metamorfozë“ (Metamorfosis) – Michele Fasano (Itali 2022), “Universiteti i Prishtinës“ (Pristina University) – Ekrem Xani (Kosovë 2020), “Mendje e sëmurë“ (Unwell Mind) – Danna Levy (Izrael 2020).
Programi i Filmit Dokumentar ndiqet nga Juria e Filmit Dokumentar, e përbërë nga: Ledia Dushi (kryetare – studiuese/shkrimtare), Vllasova Musta (anëtare – skenariste), Kliton Nesturi (anëtar – skenarist), e cila akordon çmimin DEA për Filmin më të Mirë Dokumentar.
Nga këndvështrimi i kontributit të tyre shoqëror, filmat e ofruar vlerësohen edhe nga Juria e Medias, e cila këtë vit përbëhet nga: Ardita Bala (kryetare), Ani Ruci (anëtare) dhe Evis Trebicka (anëtare) që akordon Çmimin Special të Medias në kategorinë e Filmit me Metrazh të Gjatë dhe Çmimin Special të Medias në kategorinë e Filmit të Shkurtër.