Wednesday, November 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Femme A La Montre” e Picasso me vlerë 120 milionë dollarë në...

“Femme A La Montre” e Picasso me vlerë 120 milionë dollarë në ankand

Kryevepra e Pablo Picasso e vitit 1932 “Femme A La Montre” do të shfaqet në ankandin “Sotheby’s” në Londër dhe vlerësohet se do të arrijë një vlerë mbi 120 milionë dollarë.

Vepra ishte në pronësi të mbrojtëses së artit dhe koleksionistes, Emily Fisher Landau.

Ajo përshkruan “muzën e artë” të Picasso, Marie-Therese Walter, një grua që ishte subjekt i shumë prej portreteve të piktorit, dhe që kishte një lidhje me të.

Piktura me vaj në kanavacë është pjesë e ekspozitës “Koleksioni i Emily Fisher Landau: Një epokë e përcaktuar”, e cila do të ekspozohet në “Sotheby’s” nga 7 tetori deri të mërkurën më 11 tetor.

Fisher Landau bleu pikturën e Picasso në vitin 1968.

Ekspozita do të hapet gjithashtu në Paris, Taipei dhe Los Anxhelos, dhe tashmë ka qenë në Dubai dhe Hong Kong.

Artistët që përfshihen në koleksionin e Fisher Landau përfshijnë piktorin dhe skulptorin amerikan Jasper Johns, artistin holandezo-amerikan Willem de Kooning, piktorin amerikan Robert Rauschenberg, piktorin abstrakt Mark Rothko si dhe Edward Ruscha dhe Andy Warhol, të cilët të dy ishin të lidhur me Lëvizjen e Artit Pop.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments