Situata e zjarreve në masivin pyjor të Peizazhit të Mbrojtur Pishë Poro është nën kontroll të plotë. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura në një postim në rrjetet sociale theksoi se “stafi i AdZM Fier në bashkëpunim me Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe shpëtimin mban në mbikëqyrje të gjithë sipërfaqen e përshkuar nga zjarri”. “Falënderojmë të gjithë strukturat shtetërore, që prej ditësh janë pjesë e këtij aksioni mjaft të vështirë”, tha AKZM. Për shuarjen e zjarrit punuan 53 trupa nga Forcat e Armatosura, mjete zjarrfikëse, 25 efektivë nga MZSH dhe forca të ADZM. Në terren ishin edhe dy avionë Canadair nga ajri për të mos lejuar riaktivizimin e vatrave. Zjarri i rënë tre ditë më parë u përhap i favorizuar edhe nga era e fortë.
AKZM: Zjarri në Pishë Poro nën kontroll të plotë
RELATED ARTICLES