Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva deklaroi se ajo vazhdon të presë një rritje të dobët në ekonominë globale. “Ekonomia globale ka treguar qëndrueshmëri të jashtëzakonshme”, theksoi Georgieva gjatë një fjalimi në Abixhan. ”Por, pavarësisht kërkesës së fortë për shërbime dhe progresit në luftën kundër çmimeve të larta të konsumit, ritmi i rritjes globale mbeti i dobët. Ishte shumë nën 3,8% – mesatarja vjetore nga viti 2000 deri pak para pandemisë së koronavirusit”, shtoi ajo. Në korrik, FMN kishte paraqitur një parashikim të rritjes prej 3% për vitin 2023 dhe 2024. Vitin e kaluar, ekonomia globale u rrit me 3,5%. Perspektivat e rritjes ishin gjithashtu në rënie në periudhën afatmesme, por situata nuk ishte uniforme. Gjërat dukeshin më mirë në SHBA dhe Indi, për shembull, dhe më keq në Kinë. ”Bota ka humbur rreth 3,7 trilion dollarë në prodhim ekonomik që nga viti 2020 për shkak të goditjeve të njëpasnjëshme”, tha Georgieva duke iu referuar pandemisë dhe pushtimit rus të Ukrainës. Humbjet ishin të shpërndara në mënyrë të pabarabartë, ku vendet më të varfra u goditën më rëndë. FMN do të prezantojë perspektivën e re ekonomike të martën gjatë takimit të saj vjetor në Marrakesh. ”Lufta kundër inflacionit të lartë mbetet prioritet”, tha Georgieva.
FMN: Ekonomia globale e dobët, por ende në rritje
RELATED ARTICLES