Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARETajani: Jam për Shtetet e Bashkuara të Evropës

Tajani: Jam për Shtetet e Bashkuara të Evropës

Ne nuk jemi anti evropianë, ne jemi pro evropianë, madje edhe kryeministrja Meloni. Normalisht që kemi ide që jo gjithmonë përkojnë me strukturat institucionale, sidoqoftë kryeministrja sigurisht që nuk është kundër Europës, përndryshe ajo nuk do të merrte pjesë në të gjitha takimet me liderët evropianë, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani në një intervistë video në kuadër të forumit gjeopolitik ”Mare Liberum” organizuar nga Shoqata e Diplomatëve të Katanias. ”Nuk jemi absolutisht të izoluar në Evropë. Unë personalisht jam për të ecur drejt një Evrope federale, që çon në Shtetet e Bashkuara të Evropës, por ky është një projekt afatgjatë”, theksoi ai. ”Sigurisht, pavarësisht se jam fort pro evropian, unë besoj se disa zgjedhje janë të gabuara”, shton Tajani. ”Për shembull në politikat mjedisore. Jam plotësisht i bindur për përkushtimin ndaj luftës kundër ndryshimit të klimës, por ka zgjedhje që nuk marrin parasysh implikimet sociale. Zgjedhje ambicioze që bujqësia dhe industria nuk mund t’i transformojnë ato në veprime konkrete pa dëmtuar punëtorët”, theksoi ai. ”Kush do t’ua thotë këtë 70 000 punëtorëve, të cilët do të humbasin punën e tyre në 2035 kur ata nuk do të jenë më në gjendje të prodhojnë motorë joelektrikë? Dhe kjo nuk do të thotë që nuk angazhohemi në luftën kundër ndryshimeve klimatike, por ne duhet ta bëjmë në mënyrë pragmatike”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments