Dita e Premte do të mbizotërohet nga vranësirat. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve pritet që në mesditë të gjenerohen reshje të pakta. “Pritet që në orët e mesditës dhe pasdites të kemi zhvillime të përkohshme të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakëta shiu përgjatë shtrirjes Lindore dhe po ashtu në zonat Qendrore pritet që të ketë momente të pakëta me pika shiu.” Ndërkohë që të Shtunën dhe të Dielën kushtet e motiti do të përmirësohen dhe do të mbizotërojë dielli dhe temperaturat e larta. “Intervalet e gjata me kthjellime të jenë mbizotëruese gjatë ditës së Shtunë dhe të Dielë. Pasditet sjellin kalime të pakëta të vranësirave, por nuk priten reshje.” Sipas parashikimeve të sinoptikanëve temperaturat maksimale të ajrit në fundjavë do të ngjitet në 30 gradë Celsius. “Maksimumet në rang territori të jenë rreth 30 gradë Celsius. Në orët e para të mëngjesit minimumet pritet të regjistrohen në zonat malore në 10 gradë Celsius, ndërsa në Ultësirën Perëndimore do të jenë nga 15-18 gradë Celsius.” Edhe fillimi i javës tjetër, deri në gjysmën e parë të muajit Tetor sinoptikanët parashikojnë se moti do të jetë i ngrohtë dhe pa reshje.