Sunday, November 24, 2024
HomeMJEDISParqet natyrore Korab-Koritnik në Dibër

Parqet natyrore Korab-Koritnik në Dibër

Parqet natyrore Korab-Koritnik në Dibër dhe Shebenik në zonën e Librazhdit, janë ekosisteme malore me vlera të veçanta natyrore e turistike dhe me potencial të madh për ekonominë lokale. Në këtë mënyrë, ndërgjegjësimi i komunitetit dhe palëve të interesuara për vlerat, ekosistemet dhe burimet e zonave është jetik, pasi ato kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e jetesës së banorëve. Për këtë arsye, Prespa Ohrid Nature Trust – PONT pas financimit në Dibër të projektit njëvjeçar “Përmirësimi i jetesës përmes ruajtjes së biodiversitetit të parkut natyror Korab-Koritnik”. Në fazën e re të tij, që do të vijojë edhe për 3 vitet në vijim, projekti krahas zonës së mbrojtur Korab-Koritnik në Dibër, do të përfshijë edhe parkun kombëtar Shebenik në zonën e Librazhdit. Projekti i zbatuar nga World Vision Albania në Dibër në bashkëpunim me autoritetet, mbështeti banorët e 10 fshatrave me këshillim dhe trajnime se si të menaxhojnë dhe ruajnë biodiversitetin e parkut natyror dhe njëkohësisht të përmirësojnë jetesën përmes kultivimit të bimëve mjekësore, pa i dëmtuar ato. Ky projekt do të mbështesë komunitetet lokale në ndërtimin e kapaciteteve për të reaguar në mbrojtje të biodiversitetit në dy zonat e mbrojtura. Ai do të punojë në 3 drejtime kryesore: Në rritjen e kapaciteteve të fëmijëve, të rinjve dhe të rriturve, si dhe mbështetjen e iniciativave të tyre për mbrojtjen e biodiversitetit në të dy zonat. Në mbështetjen e iniciativave që mundësojnë gjenerimin e të ardhurave, specifikisht me kultivimin e bimëve mjekësore nga gratë fermere dhe të rinjtë, si një alternativë që njëkohësisht redukton presionin ndaj burimeve të egra në zonat e mbrojtura. Në mbështetjen e aktivitetete ekonomike prodhuese dhe turistike, për të njohur dhe respektuar standardet e operimit në zonat e mbrojtura. Si rezultat i ndërhyrjeve të realizuara, nga faza e parë e projektit fermerët vendas kanë rritur ndërgjegjësimin duke u bërë partnerë në ruajtjen e mjedisit, si dhe janë angazhuar në praktika të qëndrueshme të kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike, por edhe të mbledhjes së tyre në natyrë pa dëmtuar mjedisin. Vlerësimi i potencialit të kultivimit të bimëve mjekësore në zonën e Dibrës, trajnimi në praktikat e qëndrueshme të kultivimit dhe mbledhjes së bimëve mjekësore, duke respektuar mënyrën e qendrueshme të përdorimit të burimeve natyrore dhe ndikimin minimal në mjedis, si dhe krijimi i partneriteteve me kompani grumbulluese të bimëve medicinale, sollën mundësi të reja për fermerët vendas që tashmë do të shtrihen edhe në rajonin e Librazhdit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments