Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENej alias ”cunami” i ri francez

Nej alias ”cunami” i ri francez

Hitet e saj shkarkohen me miliona, por emri ndoshta nuk do të thotë asgjë për publikun e gjerë. Nej, vetëm tre shkronja, por një ”cunami muzikor” i vendosur të shkëlqejë, pas një udhëtimi kundër të gjitha gjasave. Për të folur për këtë artiste, fillimisht duhet të shohim shifrat. Të paktën 3,3 milionë dëgjues mujor në platformën Spotify (një nga artistet më të dëgjuara frëngjishtfolëse pas Aya Nakamura dhe Angèle) dhe afro dy milionë abonentë në TikTok. Më shumë akoma. 100 milionë është numri i shkarkimeve të këngës së saj “Paro” (92 milionë shikime në YouTube), e cila i ka kaluar kufijtë deri në atë pikë sa është bërë një nga këngët më të dëgjuara në 2022. “Nuk e kuptoj. Më duket kaq e pabesueshme”, thotë e reja tridhjetëvjeçare, opusi i dytë i së cilës “ATHENA” del të premten.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments