Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se, sot në mëngjes flakët në zonën e mbrojtur të Pishë Poros dhe në zonën e Darzezës, janë vënë nën kontroll. Kumbaro, falenderoi të gjitha strukturat e angazhuara përgjatë ditëve të fundit, zjarrfikëset, avionët e Mekanizmit Europian të Mbrojtjes Civile dhe ata nga Greqia, si edhe gjithë stafin e Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier që janë të palodhur në punën në territor “Puna për shuarjen e plotë të vatrave vazhdon ende”, u shpreh ajo. Kumbaro shprehu inkurajim për Policinë e Shtetit që siç ka bërë gjatë gjithë sezonit veror, të zbulojë e të vendosë para përgjegjësisë keqbërësit që shkatërrojnë pasurinë tonë të përbashkët.