Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVABRUKSEL: BE të rivlerësojë strategjinë për bisedimet Kosovë-Serbi

BRUKSEL: BE të rivlerësojë strategjinë për bisedimet Kosovë-Serbi

Shkëmbimi i zjarrit vdekjeprurës në veri të Kosovës, më 24 shtator dhe paralajmërimi i Uashingtonit javën e kaluar për një dislokim të paprecedentë të trupave serbe pranë kufirit me Kosovën kanë ngritur shqetësime për stabilitetin e rajonit. Dhe ndërsa zyrtarët ushtarakë serbë thanë dje se Beogradi ka reduktuar numrin e trupave në kufi, shqetësimet vazhdojnë në kryeqytetet perëndimore. “Jam thellësisht e shqetësuar për sulmin e fundit në Banjska dhe pasojat e mundshme përshkallëzuese që mund të ketë prodhuar”, tha Viola von Cramon-Taubadel, anëtare e Parlamentit Evropian. “Ne kemi qenë dëshmitarë të përkeqësimit dhe përfundimisht ngërçit në dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, tha Von Cramon-Taubadel, e cila është raportuesja e parlamentit për Kosovën, për “The Guardian”. Politikani i lartë serb i Kosovës, Milan Radoiçiç, kishte pranuar se ishte përfshirë në përleshjen me armë muajin e kaluar. “Ne duhet të dimë në çfarë mase dhe me ndihmën e kujt e ka kryer sulmin, duke pasur parasysh sasinë e municioneve dhe automjeteve të blinduara”, tha Von Cramon-Taubadel. “Gjithashtu, duhej të kishte një rishikim të qasjes së Brukselit”, theksoi ajo. “BE duhet të rivlerësojë strategjinë e saj të përgjithshme lidhur me bisedimet Serbi-Kosovë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor në terësi”, tha ajo. “Qasja aktuale, e cila fokusohet në stabilitetin ekonomik dhe politik, çoi në sulmin në Banjska. Në vend të kësaj, duhet të kemi prioritet gjërat kryesore, ligjin e së drejtës dhe demokracinë, dhe të angazhohemi më shumë me zërat përparimtarë nga i gjithë rajoni”, tha Von Cramon-Taubadel. “Dhe së fundmi, ne kemi nevojë për një përforcim të menjëhershëm të KFOR-it dhe EUFOR-it, asgjë nuk frenon më mirë se prania e trupave të fuqishme të NATO-s në terren”, shtoi ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments