Saturday, October 19, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Ditët e Mios” nis rrugëtimin e përvitshëm

“Ditët e Mios” nis rrugëtimin e përvitshëm

Në Shtëpinë Muze të piktorit Vangjush Mio, në Korçë do të çelet së shpejti Kolonia Ndërkombëtare e Pikturës “Ditët e Mios”. Një nga aktivitetet më të rëndësishme të arteve figurative vjen në Edicionin e tij të 13-të, duke e shtrirë hartën e piktorëve këtë vit si asnjë herë tjetër në 16 shtete nga Europa dhe Ballkani. Artistë nga Italia, Greqia, Kosova, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Polonia si dhe artistë korçarë do të jenë këtë vit pjesë e kolonisë, duke hedhur në telajot e tyre magjinë e vjeshtës në Korçë dhe rrethinat e saj. Magjia e Korçës në vjeshtë sjellë nga piktorët është një manifestim kulturor i urave që bashkojnë popujt dhe një promovim artistik i bukurisë natyrore që ka Korça dhe rrethinat e saj. Ky aktivitet është bërë traditë tashmë. Që prej vitit 2007, çdo tetor në Korçë zhvillohet kjo mbledhje artistësh nga vende të ndryshme, në nder të Piktorit të Popullit, Vangjush Mio, emrin e të cilit e mban edhe Qendra Kulturore e Korçës. Vangjush Mio njihet si impresionisti i parë në Shqipëri. Peizazhet e tij, të frymëzuara nga Korça e Pogradeci, janë vlerësuar maksimalisht nga kritika. Njëkohësisht ai ka qenë brilant edhe në realizimin e portreteve si dhe në skenografitë e kryera për teatrin e Korçës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments