Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Travel Weekly”: Shqipëria mes destinacioneve mesdhetare nën radar

“Travel Weekly”: Shqipëria mes destinacioneve mesdhetare nën radar

Disa njerëz thjesht duan të udhëtojnë. Kjo nuk nënkupton të pish limoncello në një kafene italiane ose të shijosh diellin në Mauritius, por aktin e udhëtimit, të ulesh në trena, autobusë ose varka dhe të shikosh peizazhin që të kalon pranë, shkruan në një artikull e përditshmja angleze “travelweekly.uk”. Unë udhëtova nga Londra në Tiranë për një ekspeditë të re në Shqipëri, muajin e kaluar, duke kaluar përmes Francës dhe Italisë, me ndalesa gjatë natës në Chambéry, Torino dhe Bari, përpara se të hipja në anije për në bregdetin shqiptar, në Durrës. Udhëtimi përfshiu ndalesa në vende më pak të njohura dhe jo në qendrat kryesore të transportit apo destinacionet turistike të mbipopulluara, si Parisi ose Milano. Kështu përfundova në Chambéry, me baret e tij magjepsëse dhe pastiçeritë me aromë hyjnore. Në Torino, rezervova një turne dyorësh në këmbë, nga Cattedrale di San Giovanni Battista dhe Porta Palatino nëpër rrugët e pasme në Mercato Centrale ku tregohen fakte magjepsëse për historinë e qytetit. U përgatita për udhëtimin tetëorësh hekurudhor midis Torinos dhe Barit të nesërmen. Ka diçka emocionuese ndërsa i hipën një anije të madhe drejt një vendi tjetër, si Shqipëria. Pavarësisht portit industrial në plan të parë, Durrësi dhe sfondi i tij i maleve të palosshme dukeshim të mahnitshëm në dritën e mëngjesit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments