Saturday, November 23, 2024
HomeAKTUALITETEuropa,Rajoni Moti-E Martë,3 Tetor 2023

Europa,Rajoni Moti-E Martë,3 Tetor 2023

Republika e Kosovës parashikohet të MBETET nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, KU kthjellimet do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell shfaqje të vranësirave nëpër të gjithë territorin POR më të theksuara në zonat Jugperëndimore të Kosovës.  Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 26°C.

Dita e martë, vijon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të MBETEN prezente gjatë gjithë paradites POR orët e pasdites do të sjellin vranësira të pakta; në pjesën më të madhe të MV POR zonat Jugore dhe Jugperëndimore do të kenë vranësira më të dendura, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike gjatë natës duke i larguar vranësirat nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut.  Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.

Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi Europën Veriperëndimore do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere përkatësisht në; gadishullin Skandinav si edhe ishujt Britanikë. PO ashtu, do të vijojnë shirat e dendur në brigjet e detit të zi si edhe në pjesën më të madhe të Europës Lindore duke bërë që herë pas here të jenë edhe rrebeshe NDERSA e gjithë pjesa tjeter e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të  larta KU më të theksuara kthjellimet do të jenë në gadishullin Iberik dhe gadishullin e Ballkanit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments